Top News – Musk ‘i zhgënjyer’ me Trump / Projektligji masiv i shpenzimeve vulos ‘divorcin’
28/05/2025 15:14

Elon Musk thotë se është "i zhgënjyer" nga projektligji i shpenzimeve i Presidentit amerikan Donald Trump, i cili sipas tij bie ndesh me punën e madhe të rishikimit të shpenzimeve të kryer nga departamenti i tij. "Isha i zhgënjyer kur pashë projektligjin masiv të shpenzimeve", thotë Musk në një intervistë për CBS, "sepse sinqerisht rrit deficitin buxhetor, në vend që ta ulë atë, dhe minon punën që po bën ekipi i efikasitetit qeveritar". Komentet e tij, ka të ngjarë të thellojnë përcarjen mes biznesmenit miliarder dhe trump, që në fillim të mandatit dukeshin të pandarë. Musk u vu në krye të "departamentit të efikasitetit qeveritar" (Doge) që nga janari, me mision uljen e shpenzimeve shtetërore. Ai më vonë njoftoi në prill se do të tërhiqej nga administrata Trump pasi të ardhurat e Teslës ranë ndjeshëm. Musk tani po godet projektligjin që trump e quajti Të madh e të bukur, i cili u miratua javën e kaluar nga Dhoma e Përfaqësuesve. Projektligji shtyn përpara një numër premtimesh të fushatës së Trump, duke përfshirë zgjatjen e uljes së taksave për individët dhe korporatat dhe përfundimin e stimujve për energji të pastër të miratuara nën Joe Biden. Megjithatë, projektligji financon gjithashtu ndërtimin e një muri përgjatë kufirit me Meksikën, si dhe stafin dhe mjediset për deportimet masive të emigrantëve pa dokumente. Edhe duke marrë parasysh shkurtimet, projektligji pritet t'i shtojë deficitit rreth 2.3 trilionë dollarë, sipas Zyrës së Buxhetit të Kongresit. "Mendoj se një projektligj mund të jetë i madh, ose mund të jetë i bukur. Por nuk e di nëse mund të jenë të dyja. Ky është mendimi im personal", tha Musk për CBS. Komentet do të nxisin zërat për një përçarje në thellim e sipër mes miliarderit dhe presidentit amerikan, të cilin Musk e mbështeti me financime vitin e kaluar. Në total, Musk i dhuroi fushatës së Trump 200 milionë dollarë dhe shumëkush beson se ndihma e ktheu Trumpin në Shtëpinë e Bardhë.

Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19