Detaje të reja janë zbardhur për atentatin me tritol që I mori jetën Aleksandër Sadikajt në zonën e Saukut. Policia ka zhvilluar kontrolle në banesën e 27-vjeçarit, ku ka gjetur një jelek antiplumb, municione dhe një sasi të vogël lënde narkotike. Hetuesit dyshojnë se I riu I druhej atentatit, pasi në momentn e shpërthimit iu gjet një armë zjarri tip pistoletë.