Ndërsa pjesa qendrore e botës po mbytet nën një valë të nxehti që po thyen rekorde, në antarktidë është konfirmuar një tjetër rekord i klimës: akulli në det ka shënuar një nivel minimal historik për këtë periudhë të vitit. Praktikisht, sipas shkencëtarëve, në Antarktidë tani mungon një sasi akulli me përmasat e Argjentinës. Lajmi është raportuar nga CNN, që saktëson se shkencëtarët po kërkojnë të kuptojnë shkaqet e këtij fenomeni.