Rinisja e mësimit do të shtyhet ka raportuar Ministria e Arsimit në Kosovë, për shkak të pasojave të vërshimeve të shiut, gjatë javës së kaluar. Komunat e Malishevës, Drenasit dhe Fushë Kosovës kanë marrë vendime për shtyrjen e fillimit të mësimit, për shkak të vështirësive në terren, dëmtimeve të infrastrukturës rrugore dhe problemeve në objektet shkollore. Komuna e Malishevës dhe Komuna e Drenasit kanë njoftuar se mësimi do të rifillojë më 14 janar 2026, për shkak të dëmtimeve në shkolla dhe infrastructure në rrugë, të cilat kanë vështirësuar qarkullimin. Ndërkohë, Komuna e Fushë Kosovës ka bërë të ditur se gjysmëvjetori i dytë do të fillojë më 19 janar 2026, pasi kushtet aktuale dhe problemet me ngrohjen, nuk mundësojnë zhvillimin normal të mësimit.