Klodjana Gjyzari, avokatja e Fredi Belerit, përfaqësoi këtë të premte ish-kryeministrin Sali Berisha. Kjo për shkak se avokati Genc Gjokutaj kishte probeme shëndetsore dhe e kishte të pamundur të paraqitej në seancë. Avokatja Gjyzari është pajisur me prokurorë për të përfaqësuar ish kryeministrin Berisha. Seanca u mbajt për informacionin dy mujor të hetimeve nga SPAK. Avokatja e cila përfaqësoi ish-kryeministrin Sali Berisha në seancën e GJKKO, tha se SPAK pranoi t’i kalojë fashikujt në rrugë elektronike. Fashikujt që pritet t’i kalojnë avokates janë hetimet e kryera përgjatë këtyre dy muajve.