Partia Demokratike ka paraqitur një tjetër kërkesë ankimore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Këtë herë, përmes përfaqësuesit të saj ligjor, Franc Nuri, selia blu kërkon sqarim urgjent në lidhje me anomalitë që pretendon se janë regjistruar në 11 maj sa u përket fletëve të votimit për votuesit nga brenda vendit.