Opozita ka formalizuar atë që konsiderohet si federata opozitare, me propozim të partive të vogla. Në dalje nga kjo tryezë, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, u shpreh se përçarja e opozitës dhe konfliktet ishin dhurata më e çmuar për Edi Ramën, e tashmë duhet parë para për përballjen me të. Lidhur me mungesën e disa aleatëve dhe vetë Lulzim Bashës, Bardhi e pati një përgjigje.