I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se dy shtetet nuk duhet ta humbasin mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje për normalizimin e raporteve mes tyre. Lajçak këtë deklaratë e bëri për gazetarët në Prishtinë më 13 shtator, pasi zhvilloi një takim dyorësh me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe zëvendësin e tij, Besnik Bislimi.