Lideri i Koresë së Jugut, Kim Jong Un, ka mbikëqyrur stërvitje ushtarake, që përfshinin lëshimin e raketahedhësve “të rinj dhe super të mëdhenj”, raportoi media shtetërore të martën, një ditë pasi Seuli tha se Pheniani kishte lëshuar raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi. Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut kanë përfunduar një prej stërvitjeve më të mëdha të përbashkëta ushtarake javën e kaluar, stërvitje që nxitën zemërim në Veri, i cili kreu ushtrime ushtarake.