Muaji i shkuar ishte korriku më i rëndë në botë për sa i takon zjarreve, të paktën që nga 2003-shi, thonë shkencëtarët, ndërsa pjesë të mëdha të amerikës së veriut, siberisë, afrikës dhe evropës jugore vazhdojnë të digjen. Të ushqyera nga i nxehti ekstrem dhe të zgjatur nga thatësira, djegia e pyjeve dhe bimësisë ka bërë që të clirohen 343 megatonë karboni, një e pesta më shumë se kulmi i mëparshëm global për korrikun, i arritur në 2014-ën.