Kryeministri Edi Rama ka ftuar të gjithë qytetarët e pavaksinuar që të shfrytëzojnë muajin gusht për të bërë vaksinën për t’u mbrojtur nga covid-19. Përmes një postimi në facebook, Rama shkruan se varianti i ri Delta që është duke qarkulluar kërkon prej të gjithëve mbrojtjen e shëndetit, po edhe të të tjerëve.