Gjykata e Posaçme dënon me 9 muaj burg Fatos Lulon, ish anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, që akuzohet për refuzim për deklarim, mosdeklarim ose fshehje pasurie. GJKKO vendosi që këtë dënim ta konvertojë në 80 orë punë në komunitet. Prokuroria e Posaçme kërkoi 1 vit burg për ish-gjyqtarin e Kushtetueses Fatos Lulo dhe kërkoi që ky dënim të konvertohej në 2 vite shërbim prove. Sipas organit të akuzës, Lulo ka bilanc negativ të të ardhurave në dy pasuri, një apartament në Tiranë dhe në një zyre 172 m2 e deklaruar si e dhuruar në Rrugën e Durrësit.