Kosova shkroi një faqe të historisë së saj në sportin e karatesë teksa në Kampionatin Botëror të këtij sporti fitoi medaljen e bronztë në nivel ekipor, e para medalje për këtë shtet. Fortesa Orana, Vlora Qerimi, Hatixhe Zejnullahu dhe Albulena Gërvalla ishin sportistet që i dhanë këtë sukses historik teksa nuk e fshehën krenarinë e tyre duke theksuar se motivimin e kanë marrë pikërisht nga Majlinda Kelmendi