Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin kanë shkaktuar një sërë problematikash. 7 fshatra kanë mbetur të izoluar në Kukës, për shkak të shembjes së urës së Shtrezës. Kanë mbetur të izoluar fshatrat Shishtavec, Novosej, Borje, Cernaleve, Oreshke, Kollovoz, Shtreze. Aktualisht punonjës të ARRSH janë vendosur në terren, ku kanë vendosur sinjalistika e po punohet për zgjidhjen e situatës.