Reshjet e dendura të shiut, të cilat kanë patur prurje intensive gjatë natës, kanë shkaktuar përmbytje, probleme me energjinë elektrike dhe qarkullimin, në disa zona të vendit. Prurjet e mëdha të ujit, kanë shkaktuar shkarkime në hidrocetralin e Vaut të Dejës. Raportohet se aty po shkarkohen 1400 metër kub ujë në sekondë si pasojë e reshjeve të dendura. Shtim me 30 centimetër ujë ka pasur edhe në lumin Bunë dhe Drin. Aktualisht raportohet vetëm për 270 hektarë tokë të përmbytura në Muriqan dhe Oblik.