Shqipëria është përfshirë nga stuhi e rrebeshe shiu, çka kanë sjellë në sërë problematikash në qytetet e prekura. Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në Durrës pushuesit kanë braktisur plazhet, ndërsa në qytet e përgjatë rrugës së plazhit ka qarkullim të rënduar automjetesh. Përkeqësimi i kushteve atmosferike ka shkaktuar edhe dallgëzim në Adriatik. Aktualisht, forca e detit është 5 ballë duke penguar lundrimin e anijeve të vogla dhe çdo mjeti turistik.