Moti i keq me erëra të forta dhe reshje shiu ka shoqëruar territorin e Bashkisë Shkodër duke krijuar probleme në segmentin rrugor Prekal - Kir. Gjatë natës, ka pasur rrëshqitje të mëdha të rrugës duke sjellë dhe bllokimin e saj për automjetet. Bashkia Shkodër ka vënë në dijeni strukturat e emergjencave civile dhe firmën kontraktuese për menaxhimin e kësaj situate ndërkohë që i ka bërë thirrje banorëve që të bëjnë kujdes në këtë segment rrugor.