E shtuna ka nisur me reshje të shumta shiu dhe dëbore në disa qytete të vendit. Në lidhje me situatën dhe kujdesin e të gjithë qytetarëve ka reaguar edhe ARRSH përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet se në Skuraj-Burrel ka pasur rënie gurësh dhe materialesh, të cilat janë pastruar menjëherë, duke mos krijuar vështirësi në qarkullim.