Moti i keq me reshje shiu në të gjithë vendin dhe reshje dëbore në disa zona, ka detyruar uniformat blu që të rrisin prezencën në akset rrugore me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe ardhjen në ndihmë të çdo qytetari që përballet me vështirësi. Shërbimet e Policisë po bashkëpunojnë me entet pronare të rrugëve dhe me firmat kontraktore, me qëllim pastrimin e të gjitha akseve nga bora dhe shpërndarjen e kripës. Për shkak të situatës së krijuar nga moti I keq, policia rrugore apelon drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore si dhe të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.