Qarku i Kukësit është i përfshirë nga moti i keq dhe reshjet shiu, duke shkaktuar probleme në lëvizjen e akseve nacionale e rurale, si dhe duke lënë disa fshatra pa energji elektrike. Situata paraqitet problematike në aksin kombëtarë Kukës-Qaf Mali-Pukë ku nga segmenti Kolsh-Qaf Shllak ka prezencë të gurëve e dherave në rrugë, ndërsa njëra korsi vende vende është e bllokuar nga gurët e dherat.