Moti me reshje të dendura të shiut, dëborës dhe erërave të forta ka vijuar përgjatë të gjithë natës. Në qarqet me rrezikshmëri më të lartë përmbytje, si Shkodra e Lezha për momentin nuk paraqiten probleme. Në Shkodër, Lumi Drin është gati një metër larg kuotës maksimale, e po ashtu edhe niveli i liqenit.