Përkeqësimi i kushteve atmosferike, autoritetet detare kërkojnë marrjen e masave për të shmangur incidentet. Deri të mërkurën moti do të vijojë të përkeqësohet dhe i gjithë bregdeti shqiptar do të përfshihet nga era në drejtimin jug-jugperëndim me shpejtësi 15- 25 metër për sekondë. Kjo situatë do të sjellë dallgëzim të fortë dhe lartësi dallge nga 1.80 deri 3.50 metra, duke bërë të pamundur lundrimin për anijet e peshkimit dhe mjetet e tjera lundruese të tonazhit të ulët.