Mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit, që operojnë brenda gjirit të Vlorës, janë ndaluar të lundrojnë për shkak të dallgëve që kapin lartësinë nga 1.80 deri në 3.50 metra. Kapiteneria e Vlorës ka njoftuar të gjithë drejtuesit e anijeve të peshkimit, por edhe drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese, të mos dalin në det për shkak të motit të përkeqëssuar, duke shmangur kështu cdo incident që mund të ndodhë nga moti i keq.