Reshjet e dendura të shiut, të shoqëruara me erë të fortë, kanë bërë që dy turistë të mbeten të bllokuar në kodrat e Zvërnecit. Rreth orës 13:00 të ditës së sotme, për shkak të motit të keq, një pemë ka rënë duke bllokuar rrugën rurale të zonës, ndërsa reshjet kanë dëmtuar edhe segmentin per këmbësor. Çifti nga ukraina kërkoi ndihmën e forcave zjarrfikëse të Vlorës.