Të paktën 30 persona janë lënduar nga moti i keq në bavari, të Gjermanisë, rreth 10 kilometra në jugperëndim të Augsburgut në jug të vendit. Stuhia e shoqëruar me erëra të forta ka shkatërruar një tendë në të cilën shërbehej birrë, ku si pasojë gjashtë persona janë lënduar ndërsa po tentonin të mbronin tendën nga erërat e forta. Ekipet e emergjencave janë kujdesur për të lënduarit, duke njoftuar edhe helikopterët që më pas i shoqëruan në spital ata.