Zona më e thellë në qarkun e Korçës është ajo e Panaritit, e cila në këto ditë të të ftohtit ekstrem është mbuluar nga bora dhe problemet janë të shumta. Sikurse jeni duke e parë edhe nga këto pamje, duken borëpastrueset, që po tentojnë të hapin rrugën, por trashësia e borës e ka kaluar një metër. Edhe pse emergjencat civile janë në gatishmëri, situata në këtë zonë është e rënduar, ndërsa ka pasur edhe probleme me ndërprerjen e energjisë elektrike.