“Dua të punoj me platformat për një barrierë të vërtetë digjitale, për t’u siguruar që asnjë i mitur nën moshën 13-vjeçare të ketë qasje në rrjetet sociale”, ka qenë kjo deklarata e kryeministrit francez Gabriel Attal në një intervistë për Le Parisien. Kryeministri ka bërë me dije se dëshiron t’ua pamundësojë fëmijëve nën moshën 13-vjeçare që t’i përdorin rrjetet sociale. Sipas Attal, të rinjtë e moshave 13-15-vjeçare do të duhej t’i përdornin rrjetet sociale vetëm me leje të prindërve.