Ish-kryeministri Sali Berisha, jo vetëm që nuk e sheh si pengesë moshën e tij në këto zgjedhje, por përkundrazi, për të është përparësi. Ndërkohë ai duke u ndalur tek LaCivita dhe bashkëpunimi me të, theksoi se kjo gjë ka frikësuar kryeministrin Edi Rama, të cilin e ftoi sërish për debat publik.