Top News/ ‘Mos rrezikoni luftë me Rusinë…!’ Më i pasuri i Gjeorgjisë paralajmëron vendin e dyzuar
22/10/2024 12:17

Shpëtimtari i Gjeorgjisë, vegla e Rusisë, filantrop, oligark... Bidzina Ivanishvili është quajtur me të gjithë këto epitete por jo vetëm. Miliarderi, është personi më i pasur i Gjeorgjisë dhe themeluesi i partisë në pushtet, por rrallë herë shihet në publik dhe thuajse gjithnjë pas xhamit antiplumb. Megjithatë, prania e tij duket e fortë mbi këtë vend të vogël evropian të kapur mes Rusisë dhe Perëndimit, që në zgjedhjet e afërta mund të formësojë fatin e tij. Ivanishvili mund të shikojë nga lart qendrën e Tbilisit, nga një rezidencë masive në majë të një shkëmbi, rreth 60 metra mbi kryeqytet. Ai kënaq pasionet e tij ekzotike si mbajtja e peshkaqenëve dhe zebrave dhe mbjellja e pemëve të rralla. 68-vjeçari shihet nga shumë miq dhe armiq po ashtu si figura më e fuqishme e Gjeorgjisë, ose si një lloj eminence gri, edhe pse nuk ka mbajtur poste publike për më shumë se një dekadë. Ai i ka cilësuar zgjedhjet e së shtunës si një luftë ekzistenciale për të parandaluar që perëndimi të shtyjë Gjeorgjinë drejt një konflikti shkatërrues me ish-padronen, Rusinë, ashtu siç bëri me Ukrainën. "Gjeorgjia dhe Ukraina nuk u lejuan të anëtarësohen në NATO dhe u lanë jashtë," tha ai në një paraqitje të rrallë publike në një tubim pro-qeveritar në Tbilisi më 29 prill. “Të gjitha vendimet e tilla merren nga Partia e Luftës Globale, e cila ka një ndikim vendimtar në NATO dhe Bashkimin Evropian dhe e cila i sheh Gjeorgjinë dhe Ukrainën vetëm si mish për top”. Ndërsa shumica e 3.7 milionë banorëve të Gjeorgjisë janë të prirur për t'iu afruar Perëndimit, duke iu bashkuar BE-së dhe NATO-s, dhe kryesisht nuk i besojnë Rusisë, sondazhet tregojnë se mesazhi i Ivanishvilit bën jehonë tek shumë njerëz që duan të shmangin me çdo kusht fatin e Ukrainës. Janë të freskëta kujtimet e një lufte të vitit 2008 me Rusinë mbi rajonet separatiste të Osetisë Jugore dhe Abkhazisë, të mbështetur nga Moska, e cila zgjati pesë ditë dhe përfundoi me humbjen e Gjeorgjisë. Ivanishvili, i cili ishte pro-perëndimor gjatë dekadës së parë të partisë së tij në pushtet, nuk ishte i disponueshëm për t'u intervistuar për këtë artikull, ndërsa partia e tij Ëndrra Gjeorgjiane thotë se mbetet e përkushtuar ndaj integrimit në perëndim dhe për një politikë pragmatike ndaj Rusisë fqinje.

Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02
Top News – Dënim me vdekje për spiunët. Irani merr masa ekstreme, ashpërson ligjet
31/03 11:52
Top News – ‘Lufta’ mbërrin te xhepat e amerikanëve. Shtrenjtime i karburanteve, Trump nën presion
31/03 11:19
Top Channel/ Sulme në Iran dhe flakë në Dubai, goditen objektiva ushtarake në Isfahan
31/03 11:19
Top Channel/ Gjermania kërkon kthimin e sirianëve, Merz dhe al-Sharaa dakord për refugjatët
31/03 11:17