Lëkundjet e tërmetit të mbërmjes së të dielës janë një shembull, sipas kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, se përse godinat e dëmtuara rëndë nga ai i 26 nëntorit të 2019-s duhen shembur. Veliaj tha se kjo ishte edhe arsyeja se përse Bashkia e Tiranës ndërhyu në kohë rastin e pallatit numër 4 në Tufizë, i shpallur i rrezikshëm nga Instituti i Ndërtimit, duke shmangur një katastrofë të mundshme.