Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, kërkon nga Gjykata Kushtetuese të mos pranojë kërkesën e Listës Serbe në lidhje me moszgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb. Sipas Haxhiut, shteti i Kosovës është unitar dhe jo multietnik, andaj Lista Serbe nuk mund të bllokojë konstituimin e Kuvendit, rrjedhimisht formimin e institucioneve të reja.