Zyrtarët e lartë të sigurisë në Rusi kanë nisur një fushatë sensibilizuese për trupat e tyre ushtarake, duke i kërkuar që të mos përdorin TikTok-un. Arsyeja është frika e daljes së sekreteve ushtarake. Ushtria Ruse ka publikuar postera ku shihet një ushtar që i thotë “Nyet” (Jo) një celulari me logon e TikTok-ut në të.