Ua po ta varin moj këtu në mes të Tiranës, ai cfarë s'ka bërë. Për Arben Ahmetajn flas, se ju zbuluan të gjitha, tani të dalë në gjyqin e të akuzuarit. Po nuk veproi drejtësia është e kotë. Bota nuk vjen të rregullojë vendin tonë, përveç këta që janë këtu. Po turp të ketë dhe jazëk i qoftë. Vallai, le të marrin masa që nga koka deri te këmba, për ata që kanë vjedhur, t'ju nxjerrin vrer. Fëmijët tanë po sfiliten për 300 mijë lekë dhe ato mezi i marrin.