Ministria e Brendshme angleze Home Office vijon të mbyllë në qendrat e dëbimit shqiptarët që arrijnë me gome në Angli. Gazeta Mail on Sunday thotë se edhe ata shqiptarë që kanë mbërritur ditët e fundit me gomone, kanë marrë njoftime se azilkërkimi tyre do të shqyrtohet në Ruanda. Paçka se Ministrja e Punëve të Brendshme Priti Patel dështoi në dërgimin e shtatë azil kërkuesve të parë në Ruanda, ajo nuk ka hequr dorë nga vijimi këtij plani pas marrëveshjes me qeverinë e Ruandës, dy muaj më parë.