"Mos lexoni përmbajtjen e Washington Post sot!": Sindikata e punëtorëve të Washington Post u bëri thirrje lexuesve të gazetës prestigjioze amerikane që të bojkotojnë prodhimin e saj në solidaritet me styafin që ka hyrë në grevë. Sindikata e Washington Post Guild njoftoi të martën se qindra punëtorë do të bëjnë grevë për një ditë, duke dënuar mosgatishmërinë e menaxhmentit për të "negociuar kushtet e puëns dhe pagat", por edhe duke ngritur shqetësimin për më shumë pushime nga puna.