Kryedemokrati Sali Berisha vijoi këtë të mërkurë fushatën në kryeqytet, ku në mbrëmje u ndal në njësinë numër 5. Gjatë fjalës së tij ai shënjestroi listën e PS. Shihni kush e drejton Tiranën. E drejton një person që 100 herë nuk mund t’i gjesh emër tjetër përveç Korba e Korrupsionit. Pse e them këtë? Sepse ministre shëndetësie, ajo vodhi dhe shpërdoroi me klanin e saj dhe Edi Ramën, qindra milionë euro të përcaktuara për të blerë maska, për të blerë respiratorë, për të blerë ilaçe. Dhe në vend të tyre, bashkë me Edi Ramën, shndërroi Tiranën në një megaspital.