Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, po zhvillon një vizitë në Bolonja të Italisë, ku u prit nga fëmijë e prindër të shkollës shqipe. “Mos e harroni kurrë atdheun e të parëve! - këshilloi Kreu i Shtetit bashkëatdhetarët duke i inkurajuar: “Vazhdoni të punoni me dinjitet, duke ngritur lart flamujt e vendit nga keni ardhur dhe vendeve që ju kanë mirëpritur, ashtu siç shpalosen dhe flamujt në hyrje të sipërmarrjrd suaj”. Gjatë kësaj vizite, Presidenti Begaj zhvilloi takime të veçantame Kryetarin e Bashkisë së Bolonjës, Matteo Lepore, me Presidentin e sapozgjedhur, Michele de Pascale, dhe atë në detyrë të rajonit Emilia-Romagnia, Irene Priolo. Presidenti i Republikës vlerësoi rolin e komunitetit shqiptar në Itali, të arbëreshëve dhe Diasporës së re, por edhe të qytetarëve dhe bizneseve italiane në Shqipëri, duke i cilësuarata si një urë të re bashkëpunimi.