Ceremonia mortore e Kryepeshkopit Anastas bëri bashkë Kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Berisha hyri i pari në Katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’, ku pasi vendosi një kurorë me lule në nderim të Janullatos zuri vend në rreshtin e parë, sipas përcaktimeve të bëra nga organizatorët e ceremonisë Pas tij, në ceremoni mbërriti Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda. Pas ritualit të përmortshëm, Rama u orientua drejt vendin ku ishte përcaktuar për të qëndruar, që rastësi apo jo ishte në krah të Berishës.