Top News/ Mori peng pasagjerët me sëpatë / Terror në Zvicër, policia vret agresorin
09/02/2024 12:00

Një situatë pengjesh në një tren në perëndim të Zvicrës, të enjten në mbrëmje, përfundoi me të dyshuarin që u vra pas ndërhyrjes së policisë dhe me pengjet që u liruan pa asnjë lëndim. Pengmarrësi ishte i armatosur me sëpatë dhe me thikë dhe fliste anglisht dhe persisht – tha një zëdhënës i policisë në kantonin Vaud. “Në këtë pikë të hetimit, motivi i tij është ende i panjohur”, tha zëdhënësi. Identiteti i pengmarrësit nuk është konfirmuar ende zyrtarisht dhe kontrollet po vazhdojnë. Agresori u qëllua për vdekje nga një oficer policie, pasi sic raportohet kishte vrapuar drejt tij me sëpatë në dorë. Në total, 15 persona u morën peng, 14 pasagjerë dhe drejtuesi i trenit, dhe pengmarrja zgjati për afro katër orë. Agresori kishte detyruar drejtuesin e trenit, që kishte ndaluar afër Yverdonit, që t’i bashkohej pasagjerëve, që kishin njoftuar policinë për situatën. Negociatat me të dyshuarin u zhvilluan përmes ËhatsApp-it, dhe me ndihmën e një përkthyesi që fliste persisht, gjuhë që flitet në Iran. Autoritetet në fund vendosën të ndërhynin në tren dhe bënë një manovër për ta mbajtur agresorin larg pengjeve. Situata të tilla janë, me pengje, janë të rralla në Zvicër, por kanë ndodhur me raste. Në janar 2022, kriminelët morën peng një cift dhe dy punonjës të një kompanie, në përpjekje për të hyrë në kasafortat ku mbaheshin metale të cmuara, por në fund u larguan me duar bosh. Në nëntor 2021, drejtori i një kompanie orësh dhe pjesëtarë të familjes së tij u morën peng në shtëpinë e tyre, me keqbërësit që vodhën flori dhe u larguan në drejtim të francës.

Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02
Top News – Dënim me vdekje për spiunët. Irani merr masa ekstreme, ashpërson ligjet
31/03 11:52
Top News – ‘Lufta’ mbërrin te xhepat e amerikanëve. Shtrenjtime i karburanteve, Trump nën presion
31/03 11:19
Top Channel/ Sulme në Iran dhe flakë në Dubai, goditen objektiva ushtarake në Isfahan
31/03 11:19
Top Channel/ Gjermania kërkon kthimin e sirianëve, Merz dhe al-Sharaa dakord për refugjatët
31/03 11:17
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje/ Ligji për “terroristët” ndez debate
31/03 11:13
Top Channel/ Tregjet luhaten nga lufta me Iranin/ Bursat bien, nafta mbi 100 dollarë
31/03 11:13
Top News – Ndërmjetësi mund të hyjë në luftë. Pse Pakistani rrezikon që të përfshihet në konflikt
31/03 11:12
Top News – Me luftë, ose jo! SHBA paralajmëron Iranin: Hormuzin do ta hapim
31/03 10:42
Top News – BE dënon ashpër Izraelin. Ligji me vdekje për palestinezët, diskriminues
31/03 10:31