Deputeti Flamur Noka është përjashtuar nga Kuvendi, pasi bllokoi për mbi 30 minuta foltoren. Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, i bëri disa herë thirrje se është në kushtet e pezullimit dhe largimit nga seanca, por ai jo vetëm që mbante bllokuar foltoren, por edhe shkaktonte zhurmë duke përplasur duart në foltore së bashku me deputetët e tjerë të Berishës, gjatë kohës që fliste ministrja Frida Krifca.