Arkend Balla është deputeti më i ri i Kuvendit të Shqipërisë. Si një kandidat I listës humëemërore të Partisë Socialiste për qarkun e Durrësit, Balla mori vendin e ish-deputetit Rrahman Rraja, I cili hoqi dorë pak ditë më parë. Ky i fundit vendosi të dorëzojë mandatin, pas daljes në media të një videoje ku djali dhe vëllezërit e tij rrihnin dhe dhunonin në mënyrë makabre dy persona nag fshati Borizanë i Krujës, rreth ku Rrahman Rraja ishte edhe deputet.