Gjykata e Kukësit vendosi masën e sigurisë burg pa afat për 41-vjeçarin Ylber Jaku që vrau me armë zjarri bashkëfshatarin e tij, 34-vjeçarin Reshit Sallahu pas një konflikti të hershëm për pronat. Gjyqi për masën e sigurisë u zhvillua këtë të shtunë. Organi I akuzës kërkoi brugosjen e 41-vjeçarit., masë kjo që u konfirmou dhe nga trupi gjykues. Ndërkohë avokatja mbrojtëse e autorit fajësoi policisë se nuk e parandaloi ngjarjen.