Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Fierit, dosjen e Klodian Calamanit, i cili vrau dhe groposi në oborrin e shtëpisë së tij, 8 vjecarin Mateo Vasiu. Kanë kaluar 7 muaj nga krimi makabër në fshatin Grecalli të Fierit, ku autori i ngjarjes Calamani, u arrestua menjëherë nga policia dhe u la në qeli që prej datës 16 nëntor të vitit 2021. Klodian Calamani akuzohet për veprat e rënda penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur me dhunë” dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese ndaj të miturit”.