Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, njëherësh nënkryetar i kësaj force politike, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama për pastrimin e hapësirave publike të zëna dhe monitorimin e territorit nëpërmjet dronëve. Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi shprehet se gjithçka bëhet për të justifikuar aferën e radhës. Sipas tij, të njëjtat deklarata janë bërë edhe vite më parë.