Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore ka kryer një monitorim të qarkullimit të BYPASS-it të Vlorës me dronë e radar. Si rezultat i këtij monitorimi shërbimet e Policisë Vendore Rrugore kanë evidentuar 53 drejtues automjetesh të cilët kryenin parakalime të gabuara dhe për këtë gjë janë gjobitur me nga 3.000 Lekë të rinj secili.