Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka zbuluar në një konferencë për shtyp një nga momentet më të vështira që kishte gjatë luftës. Presienti thotë se momenti që Ukraina mori kontrollin e Buchas ishte një nga momentet më të tmerrshme të jetës së tij. “Ajo që kemi parë… djalli nuk është diku poshtë nesh – ai është mes nesh”. Qyteti i Buchas, në rajonin e Kievit u kthye në simboline masakrimit të civilëve ukrainas dhe robërve të luftës. Autoritetet ukrainase thonë se trupat e 458 personave u gjetën në një varr masiv pasi trupat ruse u larguan.