Pasi Rusia kundërshtoi lajmin se kishte rrëzuar dronin amerikan mbi Detin e Zi, ushtria e SHBA ka publikuar pamjet e deklasifikuara ku tregojnë momentin kur një avion rus u përplas me mjetin. SHBA ka publikuar një fragment të vogël të incidentit që duket se ka përshkallëzuar marrëdhëniet mes Rusisë dhe Amerikës.