Gazetari Artan Hoxha është shpallur “non grata” nga autoritetet greke. Gazetari investigativ është cilësuar si i “padëshirueshëm” dhe kërcënim për rendin publik nga ana e Greqisë, ndërsa I është ndaluar hyrja në territorin grek. Të dielën ai po tentonte të kalonte kufirin kur u ndalua në Kakavijë nga policia greke gjatë kontrollit të pasaportës që I komunikoi dhe vendimin. Ky është momenti kur atij I komunikohet vendimi dhe kthehet pas.