Vërejtjet e ambasadës gjermane për çështjen ‘Balluku’ dhe heshtja e selisë diplomatike të Uashtingtonit, bënë që për herë të parë simpatizantët e Partisë Demokratike në protestën e 22 marsit, të shfaqeshin duke valëvitur vetëm flamurin gjerman dhe atë të Bashkimit Europian. Ambasada Gjermane ishte ndër më të zëshmet ditën e rrëzimit të kërkesës së SPAK për heqjen e lirisë së Ballukut, duke bërë thirrje që ndjekja penale për rastet e korrupsionit të nivelit të lartë të realizohet pa pengesa.