Nuk ka pasur kërkesa konkrete ndaj partive opozitare në Kosovës nga ana e të dërguarve të posaçëm të Shteteve të Bashkuara, Gabriel Escobar, dhe Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, thonë zyrtarët e këtyre partive. Në takimet e zhvilluara dy ditë më parë në Prishtinë, thuhet se është diskutuar për krizën aktuale në veri të Kosovës dhe kërkesat e Perëndimit ndaj Qeverisë së Kosovës për të dalë nga gjendja e krijuar atje.